Me pak fat, karateisti i njohur gjilanas Betim Maliqi sot do ishte fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror për të rinj në Kili.
Në garat që po mbahen në qytetin Santiago de Chile, Betim Maliqi kaloi sukseshëm pesë ballafaqime më kundërshtarë shumë të fortë në kategorinë e juniorëve deri -68 kilogramë.
Ai, në duelin e parë humbi nga finalisti i kësaj kategorie garuesi nga Rusia, për të vazhduar garën për vendin e tretë (Repasazh) medalje të bronztë. Në duelet e radhës fitoj nga garuesi i Andorrës, Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Kroacisë dhe në finale për medalje të bronztë humbi nga garuesi i Jordanit me vlerësim te gjyqtarëve 3:2 pasi qe në kohen e rregullt rezultati ishte baras 0:0.
Trajneri dhe Kryesia e Klubit, i dëshirojnë fat dhe suksese në garat në vazhdim, Kampionit të tyre Betim Maliqi, ka njoftuar ish-karateisti i njohur dhe trajneri Agron Ymer Tosuni, sipas të cilit një herë për njëherë ky është suksesi më i madh në Kampionatin Botëror për të Rinj nga kosovarët i Betim Maliqit nga KK Katana.