Ministrja Fitore Pacolli ka vizituar Kompaninë “Albimi” në Gjilan me pronar Ibrahim Krivaqën, ku nga afër ka parë punën që bëhet aty.
Pas vizitës ajo ka shkruar:
Biçikleta nuk është vetëm mjet lëvizjeje, por një zgjedhje e drejtpërdrejtë për ajër më të pastër dhe qytete më të jetueshme.
Sot pamë nga afër punën e jashtëzakonshme që bëhet në ndërmarrjen “Albimi” prodhuesi i vetëm i biçikletave në Kosovë. Është vërtet frymëzuese të shohim inovacionin vendor dhe përkushtimin e Ibrahimit, i cili përmes prodhimit i shërben vizionit tonë për një Kosovë të gjelbër dhe pa ndotje.
Sa më shumë biçikleta në rrugët tona, aq më pak emetime në ajrin tonë!






