ZGJEDHJET 2025

Bresalci me Malësinë e Zhegocit, Kishnapoles e Sllakocit, sonte na dhanë zemër, forcë e dashni për zgjedhjet e 28 dhjetori

Bresalci me Malësinë e Zhegocit, Kishnapoles e Sllakocit, sonte na dhanë zemër, forcë e dashni për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Banorët e kësaj nahie janë çu në këmbë, sepse nuk mund ta durojnë këtë nëpërkëmbje të qeverisë qendrore, e cila autostradën e shndërroi në autolloç, ndërsa dje edhe më keq, i shkëputën kontratat të cilat ishin nënshkruar para 6 vitesh.
Nën qeverisjen e LDK-së, zotohemi se në kohë rekorde do të jetësohet autostrada, si projekti më i madh e me impakt të jashtëzakonshëm për Bresalcin, Gjilanin e Anamoravën, ndërkaq familja do të jetë në qendër të përkujdesjes.
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e përhershme ndaj meje dhe LDK-së.
Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

You Might Also Like