Ramadan Mehmeti
(Proza poetike)
O Zot, na e ndriço mendjen në çastet kur ajo errësohet.
Liroje atë nga trishtimi, kur është duke pritur, ag e terr, dritën tënde.
Mos lejo kurrë të na thyhet besimi kur jemi në gjysmë-udhë.
Ndihmona ta largojmë nga mendja demonin, Çakallin me pamjen e njeriut, me shpirtin e Kainit.
Urën e fatit na e zgjero për aq sa të kemi mundësi të arrijmë diçka nga lumturia tokësore e nga vlerat e Tua hyjnore.
Mos e mbyll rrethin tënd magjik në këtë përdëllim timin.
Më mundëso të jem atje ku Gjergji me shpatë heq kokat e atyre që na e vunë litarin rreth qafe.
Mos na mundo pa nevojë, përderisa edhe vdekja është fjetje, gjumë është, nga mund të shfaqet bukuria përmes secilës prekje…
Njëjtë, siç është e shkurtër jeta – ashtu siç është jetëgjatë arti.
Ajo bukuri e amshuar e zgjuar nga hiri dhe fyelli
(Nga libri: Hiri i bozhures)