Kamenicë

Buxheti 2021: Shumë mirë për Kosovën, shumë keq për Kamenicën

Fatmir Matoshi

Sot u aprovua buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2021, ky padyshim që është një lajm i mirë për vendin.Është për keqardhje trajtimi që i është bërë Komunës së Kamenicës në ndarjet buxhetore, kjo komunë në vitin që po hyjmë ashtu sikurse edhe në vitin që po e lëmë pas, nuk do të ketë projekte të reja. Edhe në vitin 2021 shumica e fondeve të rreth 1 milion sa do të ketë Kamenica nga ministritë janë projekte që i kemi filluar në vitin 2019.Partitë që qeverisën këtë vit dhe që ndryshuan buxhetin e vitit 2020 dhe planifikuan atë të vitit 2021, Kamenicës padrejtësisht ja morën projektet e miratura nga ministritë, siq ishte kolektori i ujërave të zeza në Topanicë dhe shumë projekte tjera.Komuna me vetëm rreth 6500 banorë kanë përfituar dyfishin e fondeve në krahasim me Kamenicën ndërsa komuna me banorë sa Kamenica e teritor më të vogël kanë përfituar tetë herë më shumë.Shumë keq!

You Might Also Like