Ekonomi

BUXHETI ME PJESËMARRJE 2025

Të dashur qytetarë.

Komuna jonë, për të tretin vit me radhë, ka filluar përgatitjet për Buxhetimin me Pjesëmarrje.

Demokracia zhvillohet kur qytetarët merrin rol aktiv në hartimin e politikave lokale.

Buxhetimi me Pjesëmarrje, është një mundësi për përfshirje dhe vendimmarrje të drejtpërdrejtë.

Siç tashmë është bërë praktikë, në takimet e para, qytetarët do të propozojnë projektet, të cilat më pas do të votohen gjatë takimeve të dyta.

Projektet që marrin më së shumti vota do të përfshihen në buxhetin e Komunës.

Andaj, dëshirojmë të ndajmë me ju orarin e diskutimeve publike për Buxhetimin me Pjesëmarrje për komunën tonë dhe ju ftojmë të bëheni pjesë e vendimmarrjes lokale, të propozoni dhe të vendosni për projektet me prioritet në lagjen, fshatin apo komunitetin tuaj.

Bashkë, punojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë, duke krijuar kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

You Might Also Like