Cacttus Education, institucion arsimor i akredituar i nivelit të pestë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ka mbajtur në sesion informues me kryetarët e klasave të dymbëdhjeta.
Siç ka theksuar Ylljeta Morina nga Cacttus Education, qëllimi i këtij sesioni ishte informimi i maturantëve rreth programeve të studimit dyvjeçar si dhe mundësive të bursave që aktualisht ky institucion i ofron deri në 80 përqind.
Kryetarëve të klasave të dymbëdhjeta të pranishëm në takim u janë shpërndarë listat për mbledhjen e kontakteve të secilës klasë e më pas ata do t;i dërgojnë fotot e nxënësve të lajmëruar.
Drejtori i Gjimnazit Natyror “Bekim Mustafa” i ka falënderuar zyrtarët e Cacttus Education duke theksuar se shkolla jonë është e gatshme për bashkëpunim edhe në të ardhmen.




