KULTURA

Viti i Idriz Seferit

Read More...

Trashëgimi

BI E RRETHIT TË GJILANIT GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Read More...

Libri

VITI LETRAR I ARS CLUBIT “BEQIR MUSLIU” PËRMBYLLET ME TRI VEPRA TË REJA

 

VITI LETRAR I ARS CLUBIT “BEQIR MUSLIU” PËRMBYLLET ME TRI VEPRA TË REJA

Veprimtaria maratonë e Ars Clubit “”Beqir Musliu”, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, këtë viti, në edicionin e shtatë me radhë, përmbylli veprimtaritë e sivjeme letrare të këtij asociacioni shkrimtarësh të Kosovës, me botimin e tri veprave letrare.
Fjala është për dy libra me tregime të shkrimtarit Sabit Rrustemi, “Hiri i pritjeve të djegura”, libri i tij i tretë me tregime si dhe “Mëkati që (s)e bëmë”, një përzgjedhje tregimesh nga opusi i deritashëm i këtij shkrimtari nga ana e studiuesit të shquar të letërsisë dhe njërit nga romansierët më të mirë shqiptar, Anton Nikë Berishës.
Dhe, botimi i tretë i këtij asociacioni që gjithashtu vjen përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”,është libri me kritika letrare i Nexhat Rexhës, “Vlerësime letrare”.
Të tri këto botime që shquhen dhe me një përgatitje të mirë teknike, janë botuar falë mbështetjes financiare të Zyrës së KK të Ferizajit, z. Muharrem Sfarça,i cili hoqi shpenzimet e shtypjes përmes AShtypshkronjës “Intergraf” nga Ferizaj.
Më parë, gjatë këtij viti u botuan edhe një serë veprash tjera si, “Poetika e Beqir Musliut” nga dr. Yrjet Berisha,tashmë i ndjerë, “Të flasësh me sytë e saj” vepër e përzgjedhur nga shkrimtari italian Dante Maffia, përkthyer përmes Albana Alisë, “Pa një vdekje mbes” libër i ri poetik i Sabit Rrustemit si dhe “Pulsim Yjesh” i poetit mërgimtar, Ahmet Osmanit.
Gjithashtu, janë botuar dhe dy numra të revistës letrare “Agmia”.

Përndrshe gjatë këtij viti, ky asoociacion letrar, përveç botimeve letrare, realizoi edhe projektet e përvitshme, tashmë tradicionale, pjesën letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2016, manifestimin rajonal të poezië, “Trekëndëshi poetik i paqes”, përgatiti dhe organizoi ceremoninë e dhënises së Çmimit letrar “Beqir Musliu” si dhe manifestimin maratonë “Vjeshta letrare e Gjilanit” 2016, i cili ishte dhe kapaku i veprimtarive të sivjeme letrare në Gjilan.
Anëtarë të këtij asociacioni gjatë vitit 2-16 morën pjesë edhe në një seri veprimtarishë letrare si në Kumanovë, Viti, Durrës, Shkup, Sarandë, Drenas e gjetiu…
I gjithë ky volum i veprimtarive natyrisht që u mbështet në mënyrë të pjesshme nga Institucionet tona qendrore (MKRS) e, veçanërisht nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Zyra e kryetarit të Komunës, z. Lutfi Hazirit.

Ars Clubi “Beqir Musliu”, kështu, përmbylli suksesshëm gjithë veprimtaritë e planifikuara letrare për vitin 2016 dhe, me synime të shtuara pret hapjen e stinorit të veprimtarive letrare për vitin 2017 -të.

 

 

 

 

 

 

Read More...

Trashëgimi

Shtëpia-muze e Kadri Zekës në Poliçkë të Kamenicës

Read More...

KULTURA

“Flaka e Janarit 2017” sjell vlera të mirëfillta kulturore

Read More...

Trashëgimi

Shtëpia e Jusuf Ademit në Leshtar të Kamenicës

Read More...

Trashëgimi

Shtëpia e Demush Ferizit në Zhujë të Kamenicës

Read More...

Libri

U promovua libri i Nazif Laqit, ”Morava e Epërme në Lashtësi”

Read More...

Trashëgimi

Shtëpia e Murtez Novobërdaliut në Novobërdë

dini  Shkruan: Sherafedin Kadriu, QRTK – Gjilan

Read More...

Libri

PORTRETIZIMI I ATDHEUT NË PËRJETIMIN AFRUES

Read More...