Ja kur do të nisin punimet për ndërtimin e Urës së Badovcit
Zarife Asllani do të jetë në krye të AGK-së në Gjilan në 4 vitet e ardhshme
LDK: Ky mandat i humbur do të jetë shumë i shtrenjtë për gjilanasit, dënimi do të jetë kapital
Tatëpjetat e përpjetat e biznismenit gjilanas, nga punëtor fizik, me kompani milionëshe (video)
Remzi Azemi emërohet zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Gjilanit në Policinë e Kosovës
NPL “Tregu” po rrit efikasitetin e shërbimeve
Vihet gurthemeli i aneksit të garazheve e zyreve të zjarrëfikjes dhe emergjencave
Person i humbur
Sopi Haziri: Administrata në Gjilan zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë
Administrata e Komunës së Gjilanit ka zgjatur orarin e punës në shërbimeve të gjendjes civile dhe shërbimeve me qytetarë.
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri, tha se po kujdesemi që bashkatdhetarët t`i marrin shërbimet me kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele.
Ajo tregoi se administrata në Gjilan, ka zgjatur orarin e punës në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim me Qytetarë.
“Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6 korriku, e shtuna e parë e këtij muaji deri më 31 gusht, të shtunën e fundit të gushtit”, tha Arbenita Sopi Haziri.
Drejtoresha, theksoi se i mirëpresin bashkë me stafin e Administratës së Përgjithshme në Gjilan.
“Mirë se vini në atdhe”, tha drejtoresha Sopi Haziri.










