
Në një ambient të mbushur me përplot entuziazëm, u ndje fuqishëm fryma e besimit dhe shpresa për projektin e Gjilanit të ri, për qytetin që duam, për qytetin që do të qeveriset me dinjitet, transparencë, llogaridhënie dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.


Një familje që udhëheq me model, me dashuri për njerëzit dhe me përkushtim për të mirën e përbashkët.

Një falënderim i posaçëm për Fitim Gudën, kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, me numrin 4 në listën tonë fituese, njeriun e përkushtuar, profesionistin e ndershëm, ndërmarrësin me shpirt të madh skuadre dhe qytetarin shembullor që e do Gjilanin me shpirt e me zemër.

Vullneti i paepur, dashnia e jashtëzakonshme dhe besimi që ndamë mbrëmë bashkërisht, janë dëshmi e qartë se pas 4 dite po e shkruajmë kapitullin e ri të Gjilanit.
Gjilani po zgjohet. Ndryshimi është i domosdoshëm.
Dhe vetëm të bashkuar do ta bëjmë Gjilanin qytet të shpresës, besës e aspiratave të stërgjyshërve, gjyshërve e baballarëve tanë!