Muzikë

Çfarë ofroi edicioni i Festivalit të Parë Mbarëkombëtar i Këngës Folklorike “FESTFOLK”

Qendra Kulturore “Cello Duo”, si organizatë joqeveritare, realizoi me sukses Edicionin I të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës Folklorike “FESTFOLK”, një festival i veçantë kulturor që bashkoi artistë, këngëtarë dhe instrumentistë nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky edicion u bë realitet falë angazhimit profesional të ekipit organizativ, me Fazli Berishën si Drejtor të Festivalit, Afrim Lekën si udhëheqës artistik, si dhe Arzie Jusufin si menaxhere të projektit, bashkëpunimit institucional dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët, mediat dhe publiku i mrekullueshëm që e nderoi festivalin me praninë e tij.

Falënderime të veçanta u drejtohen: Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Teatrit të Gjilanit si dhe të gjithë subjekteve mbështetëse, mediave dhe kontribuuesve që ndihmuan në realizimin e këtij edicioni.

Në kuadër të festivalit u paraqitën artistë të shquar, orkestër folklorike profesionale dhe solistë nga Ferizaj, Gjilani, Presheva, Shkupi, Peshkopia, Skenderaji dhe qytete të tjera, duke e kthyer FESTFOLK në një festë të vërtetë të trashëgimisë sonë kulturore.

Drejtori i Festivalit “FESTFOLK”, z. Fazli Berisha, ishte njëherazi edhe regjisor i programit, ndërsa Afrim Leka, si udhëheqës artistik, dirigjent dhe instrumentist, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin artistik të këtij edicioni.

Gjatë festivalit u ndanë edhe mirënjohje dhe çmime speciale: Dy mirënjohje për Xhemaj Berishën dhe Fehmi Lekën, për kontributin e tyre të çmuar në bartjen e vlerave folklorike ndër breza,

Çmimi Kryesor i Festivalit iu nda Riola Hysa, Çmimi i më të Riut iu nda Reis Shala, Çmimi i Veteranit iu nda Selajdin Miftari.

Qendra Kulturore “Cello Duo” mbetet e organizatë që bënë promovimin dhe ruajtjen e vlerave të muzikës dhe kulturës tradicionale shqiptare, me synimin që FESTFOLK të shndërrohet në një festival që mbahet çdo vit me përfshirje mbarëkombëtare.

You Might Also Like