Libri

ÇMIMI LETRAR “BEQIR MUSLIU”, Për VITIN 2025, IU DHA SHKRIMTARIT TIMO MËRKURI NGA SARANDA

Komuna e Gjilanit – Zyra e kryetarit, nëpërmjet Drejtorisë për kulturë, rini e sport, në mbrëmjën e përvitshme me më të dalluarit e vitit nga fusha e kulturiës, sportit si dhe rinisë, e dha në fillim të kësaj ceremeonie, Çmimin më të madh që e jep kjo komunë për letërsi që nga viti 2004 e këndej – Çmimin letrar “BEQIR MUSLIU”, i cili ju jepet shkrimtarëve që gjatë karrierës së tyre letrare, kanë sjellur vlera të mirëfillta në këtë fushë.
Fitues i sivjemë, të cilin e përzgjodhi një Juri profesionale letrare, e emëruar nga Kryatri i komunës, z. Alban Hyseni, në përbërje: Emin Azemi, Kaltrinë Berisha e Nexhat Rexha.
Emri i fituesit u bë i ditur vetëm kur u lexua Vendi i Jurisë nga ana e drejtorit të kësaj drejtorie, z. Kushtrim Zeqiri, e, fitues i këtij viti u shpall, shkrimtari e studiuesi i rryer i letërsisë nga Saranda, TIMO MËRKURI.
Në vazhdim, po e publikojmë Vendimi e Jurisë, me një KONKLUZION më të përmbledhur, si dhe ARSYETIMIN E PLOTË të po kësaj jurie, natyrisht duke e përgëzuar edhe fituesin më të ri të këtij Çmimi, Timo Mërkurin
VENDIMI I JURISË LETRARE
PËR ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”
PËR VITIN 2025
Juria letrare në përbërje: Emin Azemi, studiues, publicist e botues nga Maqedonia e veriut, Kaltrinë Berisha, magjistre dhe studiuese e letërsisë nga Gjilani si dhe Nexhat Rexha, poet e kritik letrar nga Kamenica, të emëruar nga kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, në përputhje dhe me Rregulloren e Çmimit letrar “Beqir Musliu”, pasi i shqyrtoi të gjitha propozimet – kandidaturat e shkrimtarëve të nominuar, këtë vit si dhe propozimet e mbetura në pritje nga vitet e kalauara, me koncesus të plotë
VENDOSI, me sa vijon:
FITUES I ÇMIMIT LETRAR “BEQIR MUSLIU”, çmim që jepet për vlera të mirëfillta letrare si dhe prurje të reja në letërsi, për vitin 2025, është poeti dhe studiuesi i veçantë i letërsisë sonë nga Saranda ( Shqipëria e jugut), TIMO MËRKURI.
KONKLUZIONI përmbledhës i këtij Vendimi:
Vepra letrare e Timo Merkurit ka shtrirje të gjerë zhanrore dhe tipologjike. Si autor i disa veprave me poezi, ese, studime e sprova letrare, Timo Mërkuri ka hedhur tash më vija të qarta identifikuese të një profili shumëdimensional, ku shquhet prirja e tij e rrallë për të ndjekur ritmin e zhvillimit të procesit letrar në mbarë hapësirën kulturore shqiptare.
Veprat origjinale, kryesisht në poezi dhe studimet që përfshijnë sprovat mbi iso-polifoninë, vështrimet teorike-estetike mbi autorë e vepra të ndryshme, i japin Timo Mërkurit vulën e një emri mjaft autentik e origjinal në letrat shqipe. I pranishëm në shtypin letrar dhe periodik, ai tash më është shndërruar në një “detektor” preciz të vlerave artstike, kurse gjykimi i tij kritik i jep letërisë shqipe një prej zërave më argumentues dhe më relevant.
Studimet e tij karakterizohen me sensin e hollë të qartësimit të diskurseve dhe metodave krijuese, një vlerë kjo që e lartëson figurën e tij në një rrafsh të konsoliduar interpretimi dhe përmitmi të proceseve letrare nëdr ne.
Një kontribut i veçant i Timo Mërkurit ndërlidhet me përkushtimin e tij ndaj veprave e autorëve të Kosovës, me theks të posaçëm të Kosovës Lindore. Për rrjedhojë ai jo vetëm që ka shkruar recensioen e vështrime kritike, por u ka shkushtuar edhe libra të tërë aututërovë të këtij krahu letrar.
Duke analizuar të gjitha komponentet e krijimatrisë së tij artistike, juria në këtë përbërje vendosi unanimisht që çmimi letrar “ Beqir Musliu “, t’i jept shkrimtarit dhe studiuesit Timo Merkuri.
Gjilan, 20 – 22 dhjetor 2025,
ARSYETIMI I PLOTË I JURISË PROFESIONALE
Shkrimtari dhe studiuesi i rryer i letërsisë nga Saranda (Shqipëri), TIMO MËRKURI, është emri më i duhur që e meriton Çmimin letrar “Beqir Musliu” për vitin 2025.
Timo Mërkuri i lind më 22 shtator të vitit 1955 në qytetin e Sarandës, shquhet si poet dhe studiues i letërsisë dhe i trashëgimisë sonë shpirtërore, për dekada.
Deri më tani botoi këto vepra:
1. Bulevardi i dhimbjes: Poezi “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë 2001
2.Loti i detit: Poezi, Tiranë, Neraida 2003
3. Klithma e pulëbardhës. Poezi, Tiranë, Neraida 2004
4. Anatomia e lotit: Poezi “, Tiranë: Neraida 2008
5.Poezi: Poezi shqip-greqisht “ Tiranë, Neraida 2008
6. Madhëria e saj: Ese mbi iso-polifoninë, Tiranë, Neraida 2007
7. Shënjtëria e isos: Ese mbi iso-polifoninë, Tiranë, Neraida 2008
8. Vesa mbi këngë, Tregime, Tiranë, Neraida 2009
9. Gjerdani i këputur, Përmbledhje me këngë dhe vaje pilurjote, Sarandë, Milosao 2005
10. Ku hardhia pikon vesë: Këngë dhe vaje pilurjote, Sarandë, Milosao 2012
11.Thomai që mbolli kripë, Novelë, Tiranë, TOENA 2011
12. Epoka që verbon poetët, Ese dhe analiza. SHBA, LULU 2012
13. Kur flasim për Artin Jonian, Ese dhe vëzhgime kritike Sarandë, Milosao 2013
14. Shënjtëria e isos, Botimi i dytë Sarandë, Milosao 2013
15. ΔΑΚΡΥ ΤΗΣ ΘΑΛΑΣΣΑΣ, Antologji poetike greqisht. Sarandë, Milosao 2014
16. Ëndra të mbytura në det, Antologji poetike, Gjilan, Shtëpia botuese “Beqir Musliu” 2018
17. Vajz’ e valëve, Sprovë mbi këngën himarjote, Sarandë Milosao 2017
18. Identiteti Iso-Polifonik, Sprovë mbi iso-polifoninë, Sarandë, Milosao 2018
19. Honestra e këngës himariote, Sprovë mbi iso polifoninë, Sarandë, Milosao 2018
20. Balada shqiptare e murimit, Studim mbi baladat. Gjilan, Shtëpia botuese” Beqir Musliu” 2023
21. Vepra që hapin horizonte të gjera shikimi dhe frymëmarrje, Gjilan, Shtëpia botuese “Beqir Musliu” 2022
22. Engjëjt e Iso-Polifonisë: Sprovë mbi iso-polifoninë, Durrës, Studio 2 M
23. Origjina e këngës Iso-Polifonike, Tirana, ASD-Studio 2023
24. Dhoksologjia e Atdheut, Tiranë, ACPE & Lulu USA 2023
25. Qasje poezisë së Sabit Rrustemit. Shtëpia botuese “Beqir Musliu” Gjilan 2024
26. Petrit Ruka, Kostandini i baladave, Tirana, UET Press 2025
27. Bota poetike e veprës së Natasha Lako-s, Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan 2025
28. Romane vlerash poetike të lartësisë. Rreth romaneve për të rritur të Anton Nikë Berishës. Beqir Musliu (Në procesin e botimit).
29. Lisat e Kosovës ( shkrime kritike për emrat më eminentë të letërsisë bashkëkokohore shqipe si dhe veprat e tyre që janë botuar më herët, deri në ditët e sotshme. ( dorëshkrim i gatshëm për botim.
Në nëntor të vitit 2020 i është dhënë titulli “Nderi i Himarës” për “Kontributin e spikatur në evidentimin dhe propagandimin e vlerave shpirtërore të njeriut himarjot nëpërmjet studimeve dhe veprave letrare”.
Me punën e vet krijuese në dy fusha të rëndësishme të letërsisë: letrare poetike dhe studiuese, Timo Mërkuri ka dhënë një ndihmesë të madhe, duke e pasuruar letërsinë, shkencën dhe kulturën tonë.
***
Në fushën e poezisë Timo Mërkuri dallohet, pos të tjerash, për dy veçanti të rëndësishme: për ngjeshësinë – dendësinë e tekstit poetik të përftuar dhe për dhembjen – vuajtjen e thellë që shprehet përmes strukturës gjuhësore shprehëse. Të dy këta përbërës, të ngjizur me njëri me tjetrin, bëjnë botën poetike të autorit, që lidhet pandërmjetësisht me qasjen e objektit poetik, me shtjellimin e tekstit dhe me mënyrën e të shprehurit. Ai nuk krijon tekste të gjata, nuk i jep shfrim imagjinatës së vet krijuese, nuk gjakon mënyra të reja të shqiptimit poetik, po i shpreh dukuritë përmes një teksti të kursyer e të menduar, herë – herë skajshmërisht të ngjeshur. Këtë e bën me qëllimin që sa më ma pak fjalë (tekst) të thotë sa më shumë. Fakti se ngjeshësia e tekstit është çështje e parimit krijues të tij, atëherë brenda tekstit autori gjakon një të shprehur sa më të veçantë e të kursyer, qoftë kur jep pamje (tablo) tronditëse të dramës dhe të tragjikes së jetës së tij, qoftë të njerëzve të botës që i përket, që në poezinë e tij paraqitet si botë thellësisht e njësuar. Pra, poeti zbaton parimin krijues për të cilin Poradeci thoshte: “[…] poeti duhet të jetë kursimtar i madh në fjalë, të thotë maksimumin e ndjenjave me minimumin e fjalëve”.
Në poezinë e Timos dhembja është e ndërlidhur me botën e tij të brendshme dhe me botën e njeriut të tij në rrethana konkrete jetësore; ajo është e ngjizur me vuajtjen dhe me vetminë, që kushtëzohen midis tyre dhe vërehen sidomos në përmbledhjen me poezi të zgjedhura “Ëndërrime të mbytura në det”, të botuar nga shtëpia botuese Bqir Muliu më 2018.
***
Timo Mërkuri ka dhënë një ndihmesë të rëndësishme edhe në studimin e dukurive letrave dhe të veprave letrare të disa shkrimtarëve tanë bashkëkohorë, ku ka dëshmuar një leximit të vëmendshëm të tekstit të tyre, përkatësisht e aftësisë së komunikimit me tekste të ndërliqshme poetike, të cilat kërkojnë dituri më të shumë të qenësive dhe të veçantive të artit të fjalës.
Mënyra e qasjes dhe e ndriçimit të dukurive e të vlerave të tekstit letrar poetik që e zbaton autori, të shpjerë pandërmjetësisht tek dukuria sa e vjetër aq dhe e re, ndërlidhur me veprën letrare, me letërsinë: krijuesi – teksti – marrësi. Timo Mërkuri kërkon në tekstin poetik të vështruar dhe të interpretuar atë që ka brenda shpirtit të tij; që është pjesë e mendjes, e njohjes dhe e përvojës së tij; kërkon atë që heq peshë si vlerë në një krijese letrare, që nuk i përket vetëm një kohe dhe një personi; ai njësohet thellësisht me tekstin që e vështron dhe e interpreton, po dhe pjesë të tekstit të interpretuar njësohen me të, me botën e tij.
Timo Mërkuri, brenda këtyre tri dekadave , si asnjë studiues a kritik letrar nga Shqipëria, i është përkushtuar me zell të jashtëzakonshëm sidomos letërsisë bashkëkohore shqipe në Kosovë, madje dhe më shumë se sa kritkët e studiuesit e këtushëm. Përmes qasjeve eseistike e përimtimeve e interpretimeve poetike, Ai e ka përafruar veprën dhe autorin e Kosovës më shumë se kushdo tjetër, te lexuesi i Sarandës, Vlorës, Tiranës a Shkodrës, qoftë përmes publikimeve nëpër gazetave letrare që ende botohen në Tiranë, portaleve brenda e jashtë Shqipërisë po edhe botimeve të veçanta studimore që nuk janë të pakta. Këtu natyrisht hyjnë dhe shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Anamorava dhe Lugina e Preshevës) si bie fjala, poezinë e Rexhep Elmazit, Beqir Musliut, Musa Ramadanit, Ibrahim Kadriut, Mikro Gashit etj… përfshirë dhe brezin e krijuesve që tashmë kanë krijuar individualitetet e tyre letrare.
Aftësinë dhe vlera të mëdha Timo Mërkuri ka dëshmuar dhe në studimin e baladës së murimit ndër shqiptarët, duke e krahasuar atë dhe me traditat e tjera të popujve të Siujdhesës Ballkanike dhe më gjerë si dhe në ndriçimin e polifonisë shqiptare, duke shpalosur sa pasurinë, aq dhe veçantitë e kësaj tradite të lashtë e të rëndësishme shqiptare.
Juria letrare:
Emin Azemi ( Maqedoni e veriut), studiues i letërsisë e botues
Kaltrinë Berisha (Gjilan), magjistre e letërsisë, poete e studiuese e letërsisë
Nexhat Rexha, (Kamenicë), poet, prozator e kritik letrar

You Might Also Like