Debatik Curri e ka të qartë misionin e udhëtimit në Ferizaj, derisa me të besuarit e tij do të jenë në ndjekje të objektivit deri në ndeshjen e fundit kampionale.
Shefi i shtabit teknik është paraqitur në konferencë për shtyp para duelit të radhës kampional, derisa ka vënë në theks rëndësinë e veçantë të kësaj ndeshje.
“Ndeshje e vështirë, pasi që kemi parë se Ferizaj u ka bërë mjaft shumë probleme, madje i ka mposhtur edhe skuadrat nga kreu i tabelës. Për ne është detyrim të angazhohemi dhe të luftojmë, ndërsa fitorja është synimi ynë i vetëm”.
“Ka ende shumë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe ne do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për të arritur objektivin që ka vënë klubi”, deklaroi Curri.
Takimi ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit zhvillohet të hënën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Ferizaj.





