Debatik Curri është shfaqur në konferencën për media para duelit ndaj Malishevës, derisa ka bërë thirrje për shumë vëmendje dhe fokus nga futbollistët e tij.
Udhëtimi në Malishevë është i rëndësishëm për ekipin, ndaj duhet gjithë futbollistët të cilët do të jenë në dispozicion duhet të japin gjithçka nga vetja.
“Kemi patur gjithë javën në dispozicion dhe gjithë kohën për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Kemi analizuar kundërshtrin dhe kemi punuar për këtë ndeshje. Presim të japim maksimumin dhe të luftojmë në çdo pjesë të fushës për të marrë rezultat pozitiv”.
Ndeshja e fundit ndaj Prishtinës?
“Kemi patur paraqitje të mirë dhe kemi kontrolluar ndeshjen, duke krijuar edhe disa raste për shënim që kanë mundur ta ndryshojnë edhe rrjedhën e takimi. Kemi dëshmuar që kemi potencialin dhe kapacitetin që të luftojmë me skuadrat nga kreu i tabelës, duke shfaqur ndeshje mjaft të mira, sikurse ndaj Prishtinës, ashtu edhe ndaj Ballkanit edhe ndaj Dritës. Kjo dëshmon më së miri për potencialin që kem”.

Ndeshja e kaluar ndaj Malishevës?
“E kam parë atë ndeshje dhe besoj që kemi marrë mësimet e duhura. Skuadra ka patur paraqitje të mirë, pavarësisht që ka pësuar disfatë, ka krijuar raste dhe ka patur mundësinë ta fitoj komplet ndeshjen”.
Objektivi?
“E dijmë që kemi mbetur prapa, mirëpo kemi kualitetin dhe potencialin e duhur për të arritur objektivin që ka vënë klubi”.





