Pas fitores ndaj Dritës 2:1, trajneri i Ballkanit Ilir Daja ka thënë se është shumë i lumtur me fitoren e arritur në derbi.
“Është kënaqësi të luash përballë Dritës. Ambienti është i mirë këtu dhe niveli si rival kryesor po ashtu. Kemi bërë mirë, duke ditur që është ndeshja e tretë brenda javës. Ekipet nuk kishin energjinë e duhur. Na vjen mirë që kthehemi te fitorja. Kemi bërë dy ndeshje të mira me Prishtinën dhe Dukagjinin. Jam krenar që drejtoi këtë grup futbollistësh që me gjithë lodhjen që kanë pasur mbahen fort për të luftuar deri në fund dhe duke shpresuar që të presim një gabim nga Drita, pse jo. Donim me patjetër të fitonim ndeshjen. Kur e nis kështu akoma më shumë shtohet ngarkesa emocionale. Kur ishim 1:0 kishim mundësi të dyfishonim rezultatin dhe pranuam një gol më pas që kemi mundur ta evitojmë. Sot e kemi ditur se nuk do të kishte spektakël. E kishim një javë të ngarkuar”, ka thënë Daja.