Kamenicë

Dardanapress  mbanë debatin: “Diskutimi mbi implementimin e ligjit për përdorimin e  gjuhëve zyrtare  nga organet komunale”

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, financuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët-ZKM, ka mbajtur debatin   lidhur me diskutimin mbi implementimin e ligjit për përdorimin e  gjuhëve zyrtare  nga organet komunale.

Qëllimi i organizimit të debatit  ishte  bashkëbisedimi me strukturat komunale dhe komuniteteve lidhur me implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në debat  kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me implementimin e ligjit për përdorimin e dy gjuhësisë në institucionet komunale në komunën e  Kamenicës.

Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: Rritja e nivelit të respektimit i të drejtave gjuhësore nga institucionet komunale, vetëdijesimi i zyrtarëve të drejtorive komunale për përdorimin e dy gjuhësisë, hartimi i rregullores komunale për njohjen dhe përdorimin e gjuhëve në nivel komunal, organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese për komunitetet, vendosja e shenjave, njoftimeve dhe tabelave njoftuese komunale në dy gjuhë, rritja e stafit të zyrtarëve për përkthim.

Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, zyrtarja për të drejtat e njeriut, zyrtarja për barazi gjinore, zyrtar nga zyra për komunitete ,zyrtar nga zyra ligjore, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

You Might Also Like