Klubi i Karatesë Dardania nga Gjilani, ka shkëlqyer në turneun “Struga Open 2017” të mbajtur në Strugë. Gjilanasit ia arritën të rrëmbejnë nëntë medalje, prej tyre pesë të arta një të argjendtë dhe tri të bronzta. Të artë ishin: Vlera Qerimi, Erzana Sylejmani, Sara Sejdiu, Fisnik Halimi dhe Drin Hajdari. I argjendtë ishte Jakup Hajdari, derisa medalje të bronzta morën Lorina Agaj, Vineta Sylejmani dhe Art Berisha.