Delegacioni i Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës po vazhdon punimet në Kongresin e FIM Europe 2025, i cili po zhvillohet në ishullin Gozo, në Maltë.
Delegacioni përbëhet nga:
• Alban Beqiri – Shef i delegacionit
• Asllan Muhaxheri – Nënkryetar i FMKS
• Nijazi Starabaja – Anëtar i Bordit të FMKS
• Artan Spahiu – Anëtar i Bordit të FMKS
• Elton Xhemajli – Sekretar i Përgjithshëm i FMKS dhe organizues i takimeve zyrtare
Gjatë kongresit, delegacioni nga Kosova po merr pjesë aktive në takime dhe diskutime intensive me përfaqësues të federatave anëtare të FIM Europe dhe FIM (Fédération Internationale de Motocyclisme) – rrjetet zyrtare evropiane dhe botërore të motoçiklizmit sportiv.

• Presidentin e FIM World
• Presidentin e FIM Europe si dhe Nita Korhonen FIM -Liaison Director
• Të gjitha komisionet përkatëse të motosportit
Këto takime ishin të fokusuara në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndarjen e përvojave profesionale dhe identifikimin e mundësive konkrete për përfshirjen e garuesve dhe klubeve të Kosovës në aktivitetet dhe garat zyrtare të FIM Europe dhe FIM.

Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm për fuqizimin ndërkombëtar të sportit të motoçiklizmit në Kosovë, duke krijuar gjithashtu mundësi të reja për garuesit dhe klubet kosovare në garat zyrtare të organizuara nga FIM Europe dhe FIM.