Luan Aliu, deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës ka ngritur çështjen e ushqyerit të shëndetshëm në institucionet parashkollore, duke kërkuar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të jap sqarime lidhur me këtë problematikë dhe për të se çfarë është duke u vepruar në këtë drejtim.
Sipas deputetit nga Gjilani, Luan Aliu, rëndësia e ushqyeshmerisë gjatë fëmijërisë së hershme është faktori vendimtar për rritën dhe shëndetin e fëmijëve. Ushqimi me varfshmëri vlerash ushqyese në fëmijëri ka pasoja afatgjata në shëndetin e njeriut dhe ndërlidhet me sëmundjet kronike në moshë të rritur. Ai k thënë se në disa institucione tona shohim se fëmijëve nuk u ofrohet ushqim i shëndetshëm dhe meny ushqimore që duhet t’i plotësojë vlerat ushqyese të nevojshme për fëmijët. Deputeti Aliu, ka kërkuar nga ministrja Nagavci informatë lidhur me atë se ku qëndron problemi, se a po zbatohet udhëzimi administrativ për ushqyeshmërinë nga DKA-të dhe se çfarë mund të ndermirët që të tejkalohet ky problem në mënyrë që ushqyerja e fëmijëve të bëhet sipas udhëzueseve nga MASHT-i për mënyrën e ushqimit në institucionet parashkollore në Republikën e Kosovës.
Ministrja Arbërie Nagavci është përgjigjur se kjo çështje është tejet me rëndësi për fëmijët tanë dhe ka shtuar se institucionet edukativo-arsimore parashkollore janë në menaxhim të komunave, mirëpo kjo është një çështje që i përket edhe Ministrisë së Arsimit, andaj është miratuar udhëzuesi për ushqyeshmëri të shëndetshme të fëmijëve në institucionet parashkollore dhe lansimi i këtij udhëzuesi është bërë para dy viteve. Kjo është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke patur parasysh edhe natyrën e udhëzuesit dhe i njëjti është lansuar edhe me mbështetjen e UNICEF-it dhe organizatën AMC.
“Udhëzuesi dhe mënyra e të ushqyerit të fëmijëve në institucionet parashkollore është shpërndarë te komunat dhe është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit, sikurse që është pilotuar në dy institucione parashkollore publike në Ferizaj dhe Gjilan, është trajnuar stafi i këtyre dy komunave, përfshirë edhe stafin edukativ dhe menagjerial, sikurse edhe stafin mbështetës. Deri më tani janë trajnuar 200 pjesëmarrës për të ushqyerit e shëndetshëm dhe menytë në institucionet parashkollore edhe atë në komunat Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Pejë, Gjilan, Vushtrri, Mitrovicë dhe Lipjan”, ka thënë ministrja Nagavci që ka shtuar se gjatë këtij viti po vazhdohet bashkëpunimi në mënyrë që të implementimet udhëzuesi, andaj ajo u ka bërë thirrje komunave që të shfrytëzojnë udhëzuesin për të ushqyerit e shëndetshëm dhe menynë në institucionet parashkollore.