Avdush Canaj
DIELLI RA NË DET
1.
A e patë diellin?
A e patë?
Ra në det!
Në det!
Ta puth bukurinën,*
simpatin e vet.
Dielli ra në det.
____________________
*Bukurinën- lloj peshku që jeton në det.
2.
Me rroba prej rrezesh
dielli ra në det.
Tha një zë këndezi:
Është mërzitur për bukurinën,
simpatinë e vet,
s`e ka parë nga mëngjesi!