Muzikë

Diskutohet statuti i Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të Gjilanit

Është mbajtur dëgjimi publik për statutin e Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të qytetit të Gjilanit.
Profesionistë tê kësaj lëmie dhanë sygjerimet e tyre dhe mirëpritën themelimin e ansamblit.
Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri, tha se me këtë statut, përcaktohet statusi juridik i Ansamblit Profesionist të Këngëve dhe Valleve Popullore të qytetit të Gjilanit.
Sipas tij, po ashtu me këtë rregullohet themelimi, veprimtaria, natyra e punës, mënyra e financimit, misioni, aktiviteti, konstituimi dhe funksionimi i organeve drejtuese.
Po ashtu edhe mënyra e zgjedhjes së tyre, detyrat, vendimmarrja dhe përgjegjësitë e Këshillit Drejtues dhe drejtorit të Ansamblit Profesionist si dhe mënyra e financimit.
“Themelimi i ansamblit, ishte edhe premtim i kryetarit Alban Hyseni, i cili po bëhet realitet”, tha Kushtrim Zeqiri.
Drejtori i Kulturës, tregoi se dëgjimi publik është
publikuar me 6 qershor dhe është mbajtur me 19 qershor në sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan.
Pas kësaj faze, statuti pritet të kaloj edhe nëpër filtrat e tjerë si: KRS dhe KPF, pastaj për miratim në Kuvendin Komunal.

You Might Also Like