Gjilan

Dita sot nisi në terren!

Bashkë me Drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi, Drejtorin për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, si dhe partnerët tanë nga Islamic Relief Kosova, vizituam punimet që po vazhdojnë me intensitet të lartë në objektin e ri të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”.

Ky projekt madhor prej 3.3 milionë eurosh, që po jetësohet falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Islamic Relief, është dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar kushte moderne për profesionistët e ardhshëm shëndetësorë.
Investimi në infrastrukturën shkollore është investim në të ardhmen e Gjilanit dhe Anamoravës!

You Might Also Like