Libri

Doli nga shtypi libri i Luli Hoxhës, “Qarrishta (Cernica) nga nga antikiteti deri në shekullin XX

 

Këto ditë nga shtypi ka dalë libri më i ri Luli Hoxhës “Qarrishta – Cernica” nga antikiteti deri në shekullin XX, që është botim i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – Gjilan.

Autori, i cili prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe vetë është me prejardhje nga ky fshat, andaj duke dashur të ndriçojë të kaluarën e këtij lokaliteti i është rrekur punës hulumtuese e shkencore, duke përdorur dokumente të shumta nga të gjitha periudhat, literaturë të bollshme të huaj dhe vendore, të cila metodolikisht i ka sistemuar dhe ka nxjerrë një libër me interes për lexuesit dhe studiuesit që merren me të kaluarën.

Redaktorë të këtij libri janë akademik Mehmet Halimi dhe dr. sc. Fitim Rifati nga Instituti i Historisë në Prishtinë.

Ndër të tjera në këtë libër autori thekson se Qarrishta (Cernica) në vitin 1566 (pra para rreth 460 vitesh) kishte 66 shtëpi të krishtera. Në këtë libër i gjeni emrat e 45 kryefamiljarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve janë 3 priftërinj shqiptarë. Kjo dëshmon se këtu kemi pas kisha shqiptare, e jo serbe. Ai merret me të gjitha periudhat nëpër të cilat ka kaluar ky lokalitet, duke hedhur më shumë dritë në të kaluarën tonë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like