Gjilan

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan nderon policët e rënë në detyrë me vizitë tek familjet e tyre

Gjilan, 26 korrik 2025

Në shënim të ditës së policëve të rënë në detyrë, zëvendësdrejtori rajonal i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Nënkolonel Remzi Azemi, së bashku me stafin udhëheqës të Drejtorisë, komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, si dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, kanë realizuar një sërë vizitash tek familjet e policëve që kanë rënë në krye të detyrës.

Me këtë rast është shprehur respekti i thellë, nderimi dhe mirënjohja e pakushtëzuar për sakrificën e dhënë nga këta zyrtarë policorë në shërbim të ligjit, rendit, qetësisë dhe sigurisë së qytetarëve.

Në kuadër të vizitave, është nderuar edhe familja e policitë Lazim Rexhepi, polici i parë i rënë në detyrë në Republikën e Kosovës, duke vendosur lule tek pllaka përkujtimore, në shenjë respekti dhe përkujtimi të përhershëm për veprën dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm.

Policia e Kosovës qëndron gjithmonë pranë familjeve të policëve të rënë, duke vlerësuar dhe respektuar lartë dhe me nder për të gjithë ata që dhanë jetën për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shoqëri.

You Might Also Like