Futboll

Drita bënë historinë, kalon në xhiron e dytë në Champions League

Me dy gola të shënuar nga Arb Manaj, FC Drita ishte në epërsi pas pjesës së parë ndaj ekipit Differange 03, në ndeshjen e kthimit që po luhet në Luksemburg. Rezultati pas pjesës së parë është 2:1 për Dritën.

Golin e parë Manaj e shënoi në minutën 17, kur ka qëlluar këndin e poshtëm të djathtë të portës vendase, derisa i njëjti lojtar shënoi pas një aksioni të zgjatur për 0:2.

Vendasit e ngushtuan rezultatin në 1 me 2 pas një gjuajtje nga këndi.

Në pjesën e dytë, pak para fundit të ndeshjes u dha një penalti për vendasit, të cilët kanë realizuar për të barazuar në 2:2, kurse krejt në fund, pas një kundërsulmi të shpejtë të Dritës, gjilanasit ia kanë dalë të shënojnë nëpërmjet Veton Tushës, për të shënuar fitore 3:2.

Drita kishte epërsinë edhe nga ndeshja e parë dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 është kualifikuar më tutje./kryelajmi.com/.

You Might Also Like