Me dy fitore në dy ndeshje ndaj ekipit nga Luksemburgu, FC Differdange 03, një në Prishtinë 2:1 dhe tjetrën në Differdange 1:0, Drita ka bërë historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve në kuadër të Conference League.
Në ndeshjen e kthimit në Luksemburg, Drita ka ngadhënjyer me rezultat 1:0. Goli erdhi në minutën 60, kur pas një ndërhyrje në Veton Tushën nga Pinto, gjyqtari nga Italia është dashur të shikojë VAR-in për t’u vërtetuar se pati penalti.
Besnik Krasniqi gjuajti nga pika e bardhë, duke dërguar portierin në anën e majtë e topin në të djathtën për rezultatin 0:1.
Duhet cekur se nga fillimi i ndeshjes vendasit luajtën me një lojtar më pak në fushë, gjë e cila në masë ia lehtësoi Dritës këtë ndeshje.
Shorti për grupet do të hidhet nesër (e premte), në të cilën Drita është në vazon e katërt dhe ajo do të mësojë kundërshtarët. /kryelajmi.com/.