Drita ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës, për ta fituar trofeun prestigjioz në volejbollin kosovar.Ishte një rikthim sensacional nga ekipi i Lorik Ilazit, i cili arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2 (24-26, 21-25, 25-13, 25-17, 15-13) në sete, për të fituar trofeun e parë këtë sezon.
MVP i finales ishte lojtarja amerikane Jalé Hervey e Dritës, e cila arriti të fitojë numrin më të madh të pikëve.
Kupën e Kosovës e pranoi lojtarja kapitene Adelajda Prenga – Ilazi.


