Drita që po marshon drejt kreut të tabelës në Superligë dhe Suhareka që me ngulm po e kërkon mbijetesën në elitën e futbollit kosovar kanë zhvilluar një ndeshje tejet interesante.
Kanë qenë të parët bardhë e kaltrit që e kanë dominuar pjesëlojën e parë dhe ishte Rron Broja që me një gol shumë të bukur ka sjellë Dritën në epërsi në minutën e 27, por nga një sulm i vetëm i Suharekës, verdhë e zinjtë ia kanë dalë që të barazojnë në 1:1. Pasi një harkimi nga e djathta, në brendi u gjet Eneid Kodra, që ka gjuajtur me kokë e topi pasi është përplasur në tokë nëpërmjet duarve të portierit Faton Maloku është futur në rrjetë. Krejt kjo ndodhi në minutën 43 dhe deri në fund nuk pati kohë për ndryshim rezultati.
Në minutën 79 të ndeshjes, Drita fitoi penalti, ngase në një rast pas harkimit nga e djathta, Dabiqaj kur po përgatitej të gjuante u pengua në brendi nga Rexhaj. Në këtë rast u shikua VAR-i dhe penaltia u konfirmua.
Si rëndom nga pika e bardhë gjuajti Besnik Krasniqi, gjuajtjen e të cilit e priti Avdimetaj, por topi u kthye deri te ukrainasi Denys Kostyshin, I cili e futi në portën e zbraztë. Është interesant se kjo ishte penaltia e tretë me radhë të cilën e huqi Besnik Krasniqi, por që atë dhe Dritën kësaj radhe e përcolli fati.
Suhareka ka mundur të barazojë në minutën e parë shtesë kur Mevlan Zeka ka gjuajtur me kokë, por portieri Maloku me kërcim akrobatik ia ka dalë që topin t’a dëbojë mbi traversë.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati më shumë kohë që vendasit të bëjnë diç më tepër dhe Drita e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:1. /kryelajmi.com/.