Futboll

Drita bindshëm ndaj Flamurtarit

Drita e Gjilanit nuk ka përsëritur gabimin që kishte bërë në xhiron e parë, kur pati humbur në fushë të vet nga Ferizaj, por me një lojë bindëse ka mposhtur Flamurtarin e Prishtinës me rezultat të thellë 3:0.

Drita shumë herët erdhi në epërsi. Pas një shpërthimi nga e majta Bunjamin Shabani deshi të paraboloj portierin mysafir e ky dëboi topin shkurtas, deri te Betim Haxhimusa, i cili nga afërsia e futi topin në rrjetën e zbraztë. Ndodhi kjo në minutën e katërt.

Goli i dytë erdhi në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën 52, kur pas një gjuajtje të furishme, Izair Emini shënoi për rezultatin 2:0 për Dritën.

Vendasit nuk u ndalën me kaq, por në minutën 78 pas një kundërsulmi të shpejtë fituan penalti, pasi që B. Shabani u rrëzua brenda zonës. Nga pika e bardhë shumë i saktë ishte Gërbeshi, i cili dërgoi portierin në njërën anë e topin në anën tjetër për rezultatin final 3:0.

You Might Also Like