Gjilan

Drita del me komunikatë në prag të ndeshjes me Gjilanin

FC DRITA njofton gjithë opinionin e gjerë mbarë vendit në lidhje me organizimin e ndeshjes derbi në fundjavë ndaj rivalit lokal SC Gjilani për masat dhe mekanizmat e ndërmarra për këtë takim.
Për shkak të pandemisë globale “Covid-19” e cila është prezent në gjithë Evropën dhe jo vetëm në vendin tonë, jemi konsoliduar që t’i zbatojmë në maksimum të gjitha protokollet dhe rekomandimet e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në vend.
Hyrja në stadium dhe afër hapsirave të stadiumit do të jetë rreptësisht e ndaluar për tifoz, gjithnjë për shkak të masave “Anti-Covid-19”.
Numri i personave zyrtar dhe i mediave gjithashtu do të jetë i limituar sipas protokollit prandaj kërkojmë mirëkuptimin e gjithë atyre që kërkojnë të jenë prezent në stadium.!
FC DRITA mbetet e përkushtuar që të rrespektojë masat dhe protokollet e parapara të institucioneve qendrore në vend, duke dëshmuar edhe njëherë lidership në organizimin e eventeve edhe në kushte të tilla pandemie!

You Might Also Like