Futboll

Drita e dominon pjesën e parë

Drita në garën për titull e Prishtinë për atë që dërgon në Evropë po përballen këtë të shtunë në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1:0 me golin e shënuar të Kastriot Selmanit në minutën 41, pas një harkimi të Almir Ajzerajt. Ajzeraj dha gjuajtje nga këndi, kurse Selmani u shkëput më së larti dhe me kokë mbi duart e portierit Kolaj e futi topin në rrjetë. Gjatë tërë pjesës së parë, FC Drita ishte ekip më i mirë, pati më shumë rasate dhe me meritë ka shënuar. Më herët raste të mira patën edhe Baftiu e Jashari, por pa ia dalë që të shënojnë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like