Futboll

Drita e Drenica asnjëra nuk e realizon objektivin

Drita dhe Drenica kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e kësaj të diele të luajtur në Stadiumin me bar sintetik në Gjilan.

Dritës i janë nevojitur pikët për t’u rikthyer në pozitën e dytë, për të cilën po luftojnë me Gjilanin e për Drenicën këto pikë do të ishin jetike për t’i ikur ndeshjes së barazhit.

Në bazë të zhvillimeve në fushë, të dy ekipet kanë mundur të shënojnë fitore e në fund ato u ndanë baras.

Drita ka shënuar e para në minutën 55, pas një gjuajtje dënimi që në mënyrë mjeshtërore e ka dhënë Albin Krasniqi. Drenica që nuk është dorëzuar gjatë tërë ndeshjes pati disa raste të mira shënimi, por ka shënuar vetëm në minutën e fundit nëpërmjet Haimitit. Në fakt pas një aksioni të stërzgjatur Hamiti me një gjuajtje përtokë ia doli të shënojë.

Në kohën shtesë, Drenica ka mundur t’a fitojë krejt ndeshjen, por sulmuesit e saj nuk ishin të saktë.

Me këtë barazim Drita humb pozitën e dytë, kurse Drenica ende noton në pjesën e barazhit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like