Futboll

Drita edhe më shumë i afrohet kreut të tabelës

FC Drita edhe më tepër i është afruar kreut të tabelës pas fitores së sotme, të cilën e ka shënuar ndaj Prishtinës së Re, ne ndeshjen që është zhvilluar në Stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Një gol në pjesën e parë të ndeshjes dhe një tjetër në të dytën, i kanë mundësuar Dritës një fitore të pastër me rezultat 0:2.

Drita për herë të parë ka shënuar në minutën 24 nëpërmjet Rron Brojës, që futi topin mu në vijën e portës, i cili më herët ishte shërbyer me kokë nga Egzon Bejtullai.

Më pas, pas një ndeshje të sigurt, në pjesëlojën e dytë erdhi goli i dytë.

Në minutën 53 Ben Zidane u fut në një aksion individual dhe gjuajti në brendi, portieri i Prishtinës së Re, Smakiqi e dëboi topin shkurtazi deri te Kristal Abazaj, i cili e futi topin në rrjetën e zbraztë. Ky ishte goli vendimtar i ndeshjes, kurse Drita fillimisht do të luajë ndeshjen e Europa Conference ndaj Shkëndisë së Tetovës e më pas në Gjilan do të luajë ndeshjen derbi ndaj Ballkanit.

You Might Also Like