Futboll

Drita eliminohet, garat i vazhdon në Europa UEFA Legue

FC Drita është eliminuar nga Champions League dhe garat e mëtejme në Evropë do t’i zhvillojë në kuadër të Europa UEFA League. Ata sonte në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë janë mposhtur nga FC Copenhagen nga Danimarka.

Drita herët mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur Balaj pa kurrfarë nevojë ndërhyri ashpër në mes të fushës dhe starte të tilla në Evropë nuk lejohen andaj mbetën me një lojtar më pak në fushë.

Kjo I ka kushtuar ekipit bardh e kaltër nga Gjilani, pasi në minutën 42, ekipi i Copenhagen ka ardhur në epërsi pas një goli të shënuar nga lojtari Cornelius, i cili pasi ka pranuar një harkim me gjoks nga e djathta, me urti skaj këmbëve të portierit Faton Maloku, ka shënuar për rezultatin 0:1.

Në pjesën e dytë Drita i p[ati dy raste të mira shënimi, me Tushën që u korit kur nga një pozitë ideale pa portier nuk shënoi e më pas edhe Sheji që u gjet shumë mirë në të majtë gjuajti mbi portë.

Drita kishte pësuar edhe në ndeshjen e parë në Kopenhagë me dy gola të shënuar nga penaltia, andaj është eliminuar nga kjo garë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like