Ferizaj 1-3 Drita
24-26, 28-26, 17-25, 19-25
Drita është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, pasi mposhti Ferizajn me rezultat 3-1 në gjysmëfinalen e parë të Final Four.
Ndeshja nisi me një set shumë të luftuar që i takoi Dritës 26-24, ndërsa Ferizaj reagoi duke barazuar me 28-26.
Megjithatë, gjilanaset rikthyen kontrollin e lojës dhe fituan dy setet e radhës 25-17 dhe 25-19, për të siguruar biletën për finale.
Në finalen e madhe, Drita do të përballet me Fer Volley nga Ferizaj.





