Futboll

Drita – Feyenoord, të dhëna për të dy ekipet

Feyenoord luan në këtë kompeticion për herë të parë, pasi sezonin e kaluar e përfundoi si e pesta me 59 pikë të grumbulluara nga 34 ndeshje dhe duke mbetur pas Vitesses, Az Alkmaar, PSV dhe Ajax. Drita nga ana tjetër ishte e dyta në Superligën e Kosovës në Futboll.

Sa i përket vlerës së lojtarëve, historisë së skuadrave dhe kualiteteve brenda ekipeve holandezët janë ndjeshëm të favorizuar, megjithatë Drita do të provojë të futet në ndeshje për të luajtur  e saja.

Skuadra fituese do të kalojë raundin dhe po ashtu do të futet në shortin e raundit tjetër teksa humbësit do të përshëndeten me garat evropiane për këtë vit.

Mungesat e skuadrave:

Feyenoord: Ridgeciano Haps (nuk është regjistruar për gara evropiane), Lutsharel Geertruida (i lënduar), Aliou Balde (i lënduar), Marouan Azarkan (i lënduar) dhe Alireza Jahanbakhsh (nuk është pjesë e listës, pasi u transferua këtë javë)

Drita: Kastriot Rexha (nuk është pjesë e listës)

Më të rejat nga skuadra e Feyenoordit:

*Vlera totale e lojtarëve të Feyenoord kap shifrën prej 98.9 milionë euro kurse vlera e lojtarëve të Dritës është vetëm 3.2 milionë euro.

*Lojtari kryesor i Feyenoord është Marcos Senesi, qendërmbrojtësi argjentinas ka vlerër në merkato prej 19 milionësh teksa është 24 vjeçar dhe ka luajtur për skuadrën e të rinjëve të Argjentinës, mirëpo jo dhe atë A.

*Ata kanë ndryshuar trajnerin në fillim të këtij sezoni me Dick Advokat që është shkarkuar dhe vendin e tij e ka zënë Arne Slot, që si trajner ka udhëhequr edhe skuadrën e tjetër të famshme holandeze, AZ Alkmaar kurse si lojtar ka luajtur në Eredevise për shumë skuadra në vitet e 2000-ta.

*Feyenoord ka bërë një merkato mjaftë të bujshme duke afruar në skuadër lojtarin e krahut nga Brightoni, Alireza Jahanbakhsh dhe duke rikthyer në skuadër si huazim mesfushorin Guus Til nga Spartaku i Moskës. Nga ana tjetër edhe largimet janë të mëdha, pasi me skuadrën janë përshëndetur heroi i fansave, Steven Berghuis që ka qenë edhe pjesë e kombëtares holandeze në Euro 2020 dhe sulmuesi i rrezikshëm Luciano Narsingh.

*Për tu kualifikuar në UEFA Conference League, Feyenoord është dashur të kaloj fillimisht në një proces “play-out” në ligën holandeze, aty ku fillimisht në gjysmëfinale ka mposhtur 2-0 Spartën e Roterdamit e pastaj edhe në finale e ka mundur me të njejtin rezultat Utrecht-in.

Më të rejat nga skuadra e Dritës:

*Trajner i skuadrës që dy sezone e gjysmë është Ardian Nuhiu, i cili Dritën e ka drejtuar në 94 ndeshje nga të cilat 50 janë fitoret, 19 barazimet dhe vetëm 17 humbje.

*Skuadra ka transferuar disa lojtar në këtë afat kalimtar, nga të cilët emrat më të rëndësishëm janë: Marko Simonovski, Prince Balde, Muharrem Jashari, Arbnor Muja dhe Almir Kryeziu që të gjithë të rrëmbyer nga skuadrat e tjera kosovare, Feronikeli, Arbëria dhe Trepça ’89. Nga largimet ata me më së shumti peshë janë padyshim veteranët: Xhevdet Shabani, Fidan Gërbeshi dhe Bujar Shabani mirëpo edhe Ergyn Ahmeti.

*Në raundin e parë kualifikues, Drita ka eleminuar Deçiçin nga Mali i Zi duke e mposhtur në të dy ndeshjet si vendase e po ashtu edhe si mysafire me rezultatet 2-1 dhe 1-0.

*Për herë të parë qysh nga fillimi i pandemisë Covid-19, tifozët e zjarrtë “Intelektualët” do jenë të pranishëm në stadium ndërsa po ashtu do ketë edhe tifoz të skuadrës mysafire nga tifo grupi “Het Legioen” që në sezonin 2000/2001 janë shpallur si tifozët më të mirë në Evropë.

 

You Might Also Like