Futboll

Drita gjenë portier në Maqedoninë Veriore

Darko Tofiloski është përforcimi më i ri i ish-kampionëve të vendit që kanë arritur marrëveshje me ‘gardianin’ 33 vjeçar nga Prilepi, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.

Në fakt Tofiloski është bashkuar nga dita e parë e përgatitjeve me Dritën, teksa ka hedhur të ‘zezën mbi të bardhë’ për të qenë pjesë e ‘bardhekaltërve’ për një edicion.

Tofiloski gjashtë muajt e fundit u rikthye në vendlindje, derisa mbrojti ngjyrat e klubit të Pobedës pas transferimit nga skuadra armene Alashkert.

Ai gjithashtu ishte pjesë e kampionatit sllovak te ekipet Dunajska Streda, Ruzomberok, Kosice dhe MFK Kosice, ndërkohë që për dy vite ishte pjesë e ekipit zvicerian FC Schaffhausen.

Porta e ‘bardhekaltërve’ pritet të blindohet nga 33 vjeçari pas ndarjes me ‘gardianin’ bullgar Mario Kirev.

Darko Tofiloski është përforcimi më i ri i FC Dritës

Me Leutrim Rexhepin e lënduar, drejtuesit e klubit ‘bardhekaltër’ do të mendojnë edhe një tjetër zgjidhje për portën.

Deri më tani Drita ka afruar në rradhët e veta futbollistët: Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Drilon Islami, Donat Hasanaj dhe Izair Emini

Nga ekipi janë larguar Arbër Shala, Përparim Osmani, Zgjim Mustafa, Filonit Shaqiri, Përparim Livoreka, Haxhi Neziraj, Endrit Krasniqi, Kyrian Nwabueze, Klajdi Burba, Festim Krasniqi dhe Mario Kirev.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like