Dy ekipet gjilanase, që i prijnë tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, Drita dhe Gjilani këtë të diele do të udhëtojnë jashtë Gjilanit për t’i zhvilluar ndeshjet e fundit për këtë edicion në Superligën e Kosovës në Futboll.
Drita, që tri ditë më parë është mësuar se sivjet është kampione, pa ndonjë ngarkesë udhëton në Suharekë, për të zhvilluar ndeshjen që për të nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, pos për të dëshmuar se me meritë është në vendin e parë. Ajo do të përballet me Ballkanin që ka gjasa që të zë vendin e dytë që siguron pjesëmarrjen në Europa League.
Ndeshja më interesante do të jetë ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Gjilanit që zhvillohet në Prishtinë. Për të dy ekipet fitorja është jetike, për Ballkanin për të shpëtuar nga rënia në Superligë, kurse për Gjilanin kjo ndeshje e ka domethënien e daljes në Evropë.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje fillojnë në ora 17.