Futboll

Drita kampione, ja ekipet që shkojnë në Evropë dhe që largohen nga liga

Me përfundimin e xhiros së XXXVI në Kampionatin e Kosovës në Futboll ka rënë perdja për stinorin 2024/2025, i cili në xhirot e fundit u zbeh dukshëm, shkaku i rezultateve kryesisht të pritura e pa ndonjë befasi.

Katër xhiro para se të përfundonte kampionati, FC Drita nga Gjilani është shpallur kampione, ekip që do t’a përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për Champions League.

Në Evropë do të dalë edhe Prishtina, e cila si fituese e Kupës së Kosovës në Futboll do të luajë në kualifikimet për Europa UEFA League, derisa Kosovën në Conference League do t’a përfaqësojnë i dyti dhe i treti në tabelë, Ballkani i Suharekës dhe Malisheva.

Deri vonë, në këtë kampionat shumë interesante ishte edhe lufta për mbijetesë dhe se kush do të mbetet në barazh, por ekipet që ishin kah fundi i tabelës nisën “të këndellen” dhe radhazi shënuan fitore,  hiç Feroniklin, i cili kaherë kishte rënë nga Superliga. Bashkë me Feroniklin edhe FC Suhareka do të luajë në rang më të ultë të garave, derisa Llapi në xhiron e fundit ia doli të sigurojë ndeshjen e barazhit, ku do të përballet me Vushtrrinë se kush do të mbetet në Superligë.

Elitës së futbollit kosovar, në stinorin 2025/2026 do t’i shtohen dy ekipe, Drenica nga Skenderaj dhe Prishtina e re, të cilat ia dolën që të jenë të parat në Ligën e Parë A dhe B./kryelajmi.com/.

You Might Also Like