Nuk ka kundërshtarë të lehtë në Vala Superligën e Kosovës në Futboll e kjo u dëshmua në ballafaqimin ndërmjet Dritës dhe Flamurtarit të Prishtinës, ekipe këto që kanë aspirata të kundërta në këtë kampionat, ngase Drita po lufton për titull kampioni e Flamurtari për mbijetesë në Superligë.
Fillimi i ndeshjes ka paralajmëruar një fitore të lehtë të Dritës vendase, e cila ka shënuar shumë herët, kur pas një harkimi të Xhevdet Shabanit, në minutën e dytë, Bujar Shabani ka qëlluar topin me kokë dhe e ka futur në rrjetë. Xh. Shabani edhe një herë ka harkuar në mënyrë të rrezikshme, por askush nuk u gjet për ta future topin në rrjetë.
Mysafirët për herë të parë kenë rrezikuar nëpërmjet ish-lojtarit të deridjeshëm të Dritës, Alban Shillova që nuk ishte i saktë. Në minutën 20, rast të mirë pati Astrit Fazliu, që detyroi portierin mysafir Mushica që topin ta dëbojë jashtë fundores.
Në pjesëlojën e dytë, mysafirët më mirë e kanë nisur ndeshjen, kurse në minutën 54, Shqipdon Ademi shënon me kokë pas asistimit të Egzon Krasniqit. Një minutë më pas rast i mirë për Dritën, por Fazliu nuk reagon mirë pas asistit të Kukës.
Pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë në minutën 73 të takimit, i sapoinkuadruari në lojë Haxhi Neziraj, ia ka dalë që të shënojë. Drita ka shënuar edhe njëherë për ta siguruar fitoren, kur pas harkimit të Lecit me kokë ka shënuar Xhevdet Shabani.
Pas barazimit të Prishtinës, tash Drita ëshë e vetme në kreun e tabelës.