Ndeshja e mbetur ndërmjet Dritës dhe Drenicës e paraparë që të luhet në kuadër të xhiros së dytë. Do të luhet në mesjavë, më saktësisht këtë të mërkurë. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të FC Drita në kuadër të garave në arenën ndërkombëtare.
Drita që mbrëmë ka barazuar me Prishtinën në Stadiumin ,,Fadil Vokrri,, e pret Drenicën që u mposht nga Ballkani në Suharekë.
Për momentin Drita zë vendin e parafundit në tabelë me dy pikë të fituara, derisa Drenica zë pozitën e shtatë me 4 pikë të fituara. /kryelajmi.com/.