Drita merr pikën e parë në Europa Conference League
Drita ia ka dalë të arkë tojë një pikë nga udhë timi në Finlandë dhe kjo ë shtë pika e parë në kuadër të Europa Conference League pasi që ka barazuar me ekipin KuPS 1:1.
Vendasit që në minutën e dytë patën një rast shumë të mirë për të shënuar, por portieri Dritës, Faton Maloku shpëtoi gol të sigurt, duke e dërguar topin në fundore.
Drita për herë të parë ka rrezikuar në minutën 11, kur Almir Ajzerajn e ka shërbyer Manajn, që u fut në brendi dhe gjuajti, por goditja e tij nuk ishte aq e fortë dhe përfundoi në duart e portierit.
Në minutën 28, Veton Tusha është qëlluar në kokë dhe është dashur që në fushë të futet barela me të cilën është larguar sulmuesi i Dritës e në vend të tij është future mbrojtësi Sheji.
Drita rastin më të mirë e pati në minutën 34, kur pas një harkimi nga këndi dhe kombinimi të mirë të futbollistëve të Dritës, topi vije deri te Manaj, i cili qëlloi furishëm me të parën, por portieri KuPS, Johanes Kreidl u hodh në anën e majtë të pingules dhe shpëtoi gol të sigurt.
Në pjesë lojë n e dytë Drita pati rast të mirë shë nimi në minutë n 67, por gjuajtja e Ajzerajt u bllokua, derisa në aksionin vijues pas harkimit nga e majta dhe gjuajtjes së Dabiqajt edhe gjuajtja e tij u bllokua mu para portë s.
Në minutë n 74 pas një harkimi të shkë lqyeshë m të Vutilainen, topin me gjoks e ndali qendërsulmuesi polak Pioter Parsyzsk, i cili që lloi me të parën dhe topin e dërgoi nën tërthorësen e portierit Faton Maloku, për rezultatin 1:0.
Drita reagoi shumë shpejt duke bërë presion të vazhdueshëm e në minutën 80 pas harkimit të Shejit nga e majta, Albert Dabiqaj gjuajti me kokë , duke e dërguar topin skaj pingules së majtë për të barazuar rezultatin në 1:1. Në minutën 84, Faton Maloku ka shpëtuar gol të sigurt, kur gjuajtjen e Otto Ruopit. /kryelajmi.com/.