Sportet me dorë

Drita – meshkujt mposhten në finale të Kupës së Kosovës

Drita 0-3 Luboteni
21-25, 20-25, 21-25
Luboteni është fitues i Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, pasi mposhti Dritën me rezultat të pastër 3-0 në finalen e madhe.
Skuadra ferizajase dominoi finalen, duke fituar setet 25-21, 25-20 dhe 25-21, për të ngritur trofeun në një atmosferë të bukur sportive në Pallati i Sporteve ‘1 Tetori’.
Spektakli i volejbollit vazhdon sonte, pasi nga ora 19:30 zhvillohet finalja e femrave mes Fer Volley dhe Drita.

You Might Also Like