FC Drita ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në tokën turke.
Skuadra gjilanase po kryen fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ku ndeshjen e parë miqësore e ka zhvilluar ndaj skuadrës sllovake Tatran Liptovsky Mikulas.
Bardhekaltërtit kanë triumfuar ndaj ekipit nga Superliga e Sllovakisë me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Arsim Thaqi e ka shënuar sulmuesi Almir Ajzeraj.
