Sportet me dorë

Drita mposhti edhe Tiranën

Ka përfunduar aventura treditore e KV Drita në Shqipëri dhe nga atje janë kthyer me tri ndeshje miqësore, duke arritur dy fitore dhe një humbje.

Ballafaqimi me Tiranën ka qenë i fundit për vashat që drejtohen nga Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi.

 

Fillimisht në ditën e parë të qëndrimit në Shqipëri, Drita ka mposhtur ekipin UMB Barleti Volej me rezultat 3:1. Në ditën e dytë erdhi humbja ndaj Partizanti të Tiranës me rezultat 3:0, kurse në ditën e fundit u mposht ekipi i Tiranës me rezultat 3:1.

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, tha se janë shumë të kënaqur me këto tri ndeshje dhe se ato atyre do t’u shërbejnë shumë në fazën përfundimtare.

Edhe Valon Zymberi, zëvendës i kryetrajnerit ka thënë se pasi që të kthehen në Gjilan do të vazhdojnë me përgatitje, ngase i pret një ballafaqim i vështirë me ekipin e Skenderajt.

You Might Also Like