Përkundër garave në Evropë, FC DRITA vazhdon ndeshjet në Superligë
Këtë të shtune takohet me FC Prishtinën e Re në kuadër të javës së 14-të, ndërsa në konferencë folën, kryetrajnerin Zekirija Ramadani dhe Blerton Sheji.
Trajneri Ramadani tha se nga ndeshja në ndeshje duhet përqendrim maksimal, kurse Blerton Sheji ritheksoi se FC Prishtina e Re nuk duhet nënvlerësuar.
“Për ndeshjen e nesërme jemi përgaditur mjaft shumë për të rikuperuar energjitë tona.
”Prishtina e re nuk duhet nënvlerësuar aspak janë skuadër që luftojnë deri në fund për pikë, fokusi ynë është i plotë për nesër dhe të bëjmë një paraqitje të mire dhe të fitojmë nesër”, tha Sheji

“Sa i përket takimit të nesërm kemi për qëllim të arrijmë objektivin, të arrijmë fitoren dhe tre pikëshin. Çdo gjë tjetër për ne përveq fitores do të isht negative”, tha Ramadani.
FC DRITA po vazhdon në dy fronte dhe këtë e konfirmoi bindshëm trajneri, Zekirija Ramadani.
Ai tha se lojtarët po rikuperohen dhe ata që kanë munguar dhe një nga një po kthehen në formacion.
Sipas tij DRITA nuk bën llogaritje por ndeshjet i merr ndeshje pas ndeshje.
” Ne deri tani nuk kemi bërë llogaritje që në këtë ndeshje qoftë ndeshje kampionale apo e konferencë ligës ashtu skemi bërë llogari as për nesër. Ne kemi hyrë me të gjitha forcat në cdo ndeshje të radhës kjo është ideja jonë të marrim fitoren e rradhës”, përfundoi Ramadani.
Për nesër mungojnë Manaj mund të mungojë edhe Faton Maloku për arsye të angazhimeve gjatë kësaj periudhe por është mirë se janë kthyer Tusha, Balaj, Blerim Krasniqi.
Ramadani foli edhe për takimin e konferencë ligës me FC Shkëndijen e Tetovës:
“Festë do të jetë në tribinë, do të jetë para stadiumit, pas stadiumit, festë do të jetë para ndeshjes por kjo nuk vlenë për ne. Jam munduar të mos i jap këtë lloj epiteti, por si ne ashtu edhe ata në fush dëshirojmë ta arrij më tre pikëshin i cili mund të jetë i kualifikimit nuk i dihet.
“Ne do të japim maksimumin kam besim të plotë dhe shpresoj që ajo festë të vazhdojë tek ekipi im atë natë”,përfundoi Ramadani.
Ndeshja FC DRITA dhe Fc Prishtina e Re zhvillohet ne Lipjan ne stadiumin “Sami Kelmendi” nesër në ora 13:00




