Klubi ynë, FC DRITA nënshkruan kontrata profesionale me dy talentët tanë
FC DRITA ka nënshkruar kontrata profesionale me dy futbollistët e rinj nga akademia e klubit, Yll Ibrahimi dhe Dienit Isufi.
Marrëveshja e arritur u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, Valon Zymberi, i cili iu dëshiroi futbollistëve shëndet dhe suksese në fillimin e një rrugëtimi të gjatë profesional.
Talentët e rinj ishin pjesë e ekipit të parë të DRITËS për disa muaj dhe me potencialin e përkushtimin e tyre bindën stafin e trajnerëve të fitojnë kontrata afatgjata me klubin.
Yll Ibrahimi, mbrojtës i majtë dhe Dienit Isufi, mesfushor qëndror janë produkt i shkollës së futbollit DRITA, ku edhe nisën ëndrrën e tyre si futbollist.