Futboll

Drita pa asnjë humbje kthehet nga Turqia

Skuadra gjilanse, Drita, është kthyer në Kosovë pas fazës përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turiqisë, shkruan Gazeta Sheshi.

Drita do të vazhdojë të përgatitet në Kosovë, për një fillim sa më të mbarë të garës në Superligë.

“Lirisht mund të cilësohet një dhjetëditësh shumë pozitiv, në një atmosferë pune shumë të mirë dhe pa ndonjë lëndim serioz, në përjashtim të disa ngarkesave të vogla që janë normale në këso faza të mundimshme përgatitore”, shkruan faqja zyrtar e Dritës.

Ish-kampioni i Kosovës nga Turqia është kthyer si e pamposhtur në tri miqësore të zhvilluara.

Drita 1:0 Zaglebie Lubin

Drita 1:1 Vorskla

Drita 1:0 Atyrau

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like