Futboll

Drita përmbyll zbehtë stinorin vjeshtor

Prishtina dhe Drita janë përballur në ndeshjen që ka shënuar rënien e perdes në stinorin vjeshtor. Për Prishtinën , kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme, ngase me fitore eventuale ajo do të dimëronte në pozitën e parë, derisa viteve të fundit ka qenë Drita ajo që i ka shkaktuar probleme ekipit kryeqyteteas.

Ndeshja nisi me një gabim të portierit vendas Bekaj dhe me një pritje të po këtij portieri pas gjuajtjes së Mustafës.

Prishtina rrezikoi për herë të parë me Khalid, por gjuajtjen e tij e ndali lojtari i Dritës, Ergys Kaja. Bekaj i Prishtinës ka ndalë edhe pritjen e Haxhimusës, kurse pas gjysmë ore lojë, Leci për pak gjuajti jashtë. Edhe Xh. Shabani provoi gjuajtjen nga largësia dhe sërish topi shkoi jashtë. Pa gola u mbyll pjesa e parë.

Prishtina ishte më kërkuese në pjesën e dytë dhe në minutën 55 Makenda nga largësia testoi portierin Rexhepi, kurse në minutën 57 Korenica dhe një gjuajtje të fortë dhe të saktë për të sjellë Prishtinën në epërsi me rezultat 1:0.

Drita provoi në minutën 65 nëpërmjet Xh. Shabanit që harkoi për Lecin, që për pak mbeti i shkurtër, kurse edhe Kalid pati rast të mirë, por kësaj radhe Rexhepi ishte i suksesshëm.

Drita pati rast ideal për të barazuar në minutën 85, kur Kaja gjuajti me kokë, por që Thaqi largoi topin nga vija e portës, duke shpëtuar gol të sigurt.

Prishtina e ka siguruar fitoren në minutën e pestë shtesë, kur ka organizuar një kundërsulm të shpejtë, të cilin në gol e ka shndërruar Khalid dhe ka vulosur rezultatin e ndeshjes Prishtina – Drita 2:0

You Might Also Like