Futbollistët e Dritës nga Gjilani po i zhvillojnë përgatitjet në Ohër të Maqedonisë. Ekipi bardh e kaltër nga Gjilani, që mbijetesën e siguroi vetëm pas ndeshjes së barazhit në ballfaqim me Flamurtarin, sivjet është riorganizuar dhe ka synim që të luaj rol me rëndësi në kampionat. Futbollistët po punojnë nën urdhërat e kryetrajnerit Sedat Pajaziti dhe ndihmësit të tij Afrim Shahini.
Në një njoftim nga faqja zyrtare e klubit thuhet se ekspedita e Dritës po qëndron në Hotelin „Belvedere“, kurse shumë shpejt pritet që ekipi të zhvillojë edhe ndeshje miqësore, me qëllim që sa më i përgatitur ta pres kampionatin.